Shkëlzen Halimi: Pse antologjive të poezisë moderne u mungojnë autorët e vërtetë!

Shkëlzen Halimi: Pse antologjive të poezisë moderne u mungojnë autorët e vërtetë!

Nga Shkëlzen Halimi Në skenën letrare shqiptare absurditetet gjithnjë e më shumë po bëhen dukuri normale, kurse përgjegjësia morale si çështje që nuk e shqetëson ndërgjegjen. Mos të flasim për injorancën që tashmë pothuaj është shndërruar në kod identifikimi. Në këtë ambient të kontaminuar zënë vend edhe sajimet e antologjive, sipas tekeve dhe interesave individuale, gjë që dukshëm dëmton pikërisht letërsinë e mirëfilltë. Aq më tepër, kur këto antologji përkthehen në gjuhë të huaja. Duket se nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë u prezantojmë të huajve. Çështjen e letërsisë shqipe, kur bëhet fjalë për prezantimin e saj, paksa e vështirëson pikërisht shpërndarja e shqiptarëve në disa shtete, ndaj dhe bindja e mosnjohjes brenda kësaj letërsie është një fakt i pamohueshëm. Fatkeqësisht, janë shumë shkrimtarë nga...