Shitje rekord e biblave në Britani, të rinjtë po i drejtohen kishave

Shitje rekord e biblave në Britani, të rinjtë po i drejtohen kishave

Shitjet e Biblave ( Libri i Shnjtë) arritën një nivel rekord në Britaninë e Madhe në vitin 2025, duke u rritur me 134% nga viti 2019, më i larti që nga fillimi i regjistrimeve. The Guardian, duke cituar një hulumtim zbuloi se vitin e kaluar, shitjet totale të Biblave në Mbretërinë e Bashkuar arritën në 6.3 milionë paund, një rritje prej 3.61 milionë paundësh krahasuar me shitjet e vitit 2019. Studimi u krye nga botuesi i krishterë SPCK Group, duke analizuar të dhënat nga Nielsen BookScan, një shërbim që mbledh të dhëna për shitjet e librave në të gjithë botën.  Studimi sugjeron gjithashtu se feja është një nga zhanret e eseistikës që po rritet më shpejt, me një rritje të shitjeve prej 11% në vitin...