“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” – vepër emblematike e letërsisë shqipe

“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” – vepër emblematike e letërsisë shqipe

Jusuf Buxhovi: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, roman, botoi “Naim Frashëri”, Tiranë, 1985.Nga Erget CenolliDy njerëz zbresin prej malit. Njëri mbart, si një muze shëtitës, të ndodhurat e së shkuarës; tjetri, prej së shkuarës, ravijëzon të ardhmen në synim dhe përfytyrim. Sipër, Shkëlzeni “shkëlqen e nxeh”; teposhtë Ereniku sjell shqetësime të moçme.Kështu nis, thënë përmbledhtazi, romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” i Jusuf Buxhovit.Kushdo që dëgjon emrin e Gjon Nikollë Kazazit, zbulues i “Mesharit” të Gjon Buzukut, përgatitet të lexojë një histori bibliotekash me libra të humbun e zbulime të befta pergamenash, por jo… Dy kontekstet Qysh në fillim të leximit në vepër dallohen qartë dy kontekste:a)Konteksti i rrëfimitb)Konteksti i rrëfimtarit.E para shtrihet në kohën historike të Perandorisë Osmane, vendi i pushtar nga një pushtues...