Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Shazim Mehmeti: Në profil dhe sy m’sy
Shazim Mehmeti Nga Shazim Mehmeti Po e pi këtë kafe, në një bar përdhese. Ka mbi gjashtë orë, që kur e kam pirë kafen e mëngjesit. Më vjen e shijshme kafeja. Më vjen e shijshme, deri n’vetshkrirje.Dy tavolina më tutje, shoh një profil femre. Është profil i bukur. Është një profil, mëse i bukur. Një vijë vërtet tunduese, e formon atë profil. Vija e ballit, i bie mbi vetulla e mbi hundë, në një mënyrë, pothuajse poetike. Hunda e profilit ka një përmasë t’atillë, që jep të kuptosh, se ajo hundë mund edhe të jetë gjëja më dalluese e asaj fytyre. Ka ai profil, një rrumbullakësim faqeje, si kokërr e pjekur peme, që lidhet me cepin e buzës dhe me mjekrën, në një mënyrë perfekte.Shkurt...