“Shame and Money” me premierë botërore në Sundance Film Festival

“Shame and Money” me premierë botërore në Sundance Film Festival

Filmi i regjisorit Visar Morina, “Shame and Money”, ka shfaqur premierën e tij botërore në Sundance Film Festival në Park City, Utah. Filmi u prit me duartrokitje të gjata nga publiku dhe me vlerësime pozitive nga kritika ndërkombëtare. “The Film Verdict” e përshkroi filmin si “një dramë të fuqishme dhe observuese, që reflekton mbi dinjitetin njerëzor nën presionet e kapitalizmit të egër”, duke vlerësuar realizmin emocional dhe qasjen autentike. Ndërkohë, Next Best Picture e cilësoi si “një analizë emocionale të shkatërrimit të shpirtit njerëzor nën peshën e presionit ekonomik”, njofton Qendra Kinematografike e Kosovës. Reagime të tjera nga kritikë dhe platforma filmike online theksojnë regjinë e përmbajtur, realizmin social dhe performancat e forta të aktorëve, duke e renditur filmin ndër titujt më të diskutuar dhe rezonues...