Sergej Esenin: Më thuaj, jetën vallë si e kalon…

Sergej Esenin: Më thuaj, jetën vallë si e kalon…

Mos ulëri! Dëgjomë pak edhe mua,s’ jam tregtar që fjalën dredh,sepse m’u kthye mbrapa e m’u rëndua,kjo koka ime leshraverdhë.S’gjej dashuri në fshat, as në qytet,e unë si mund ta mbart, ta hedh në lak?Pa do lëshoj një mjekër. Po, vërtetë,dhe do marr zvarrë Rusinë si endacak.Do t’i harroj, me libra e poezi,supit një torbë prej leshi do të hedh,pse erë e fushës ndoshta, kush e di,çdo endacaku, këngë i thur, mbi ledh.Do mbaj erë hudhre e qepe kokë e këmbë,do prish qetësinë e mbrëmjes, për inat,me një teshtimë madhore në pëllëmbë,si budalla do shtirem, oh ç’ gallatë!Lavdi nuk dua më, e marrtë e mira,veç të dëgjoj stuhinë kur turfullon,se pa këto të shkreta marrëzira,më thuaj: – jetën vallë si e kalon?! – 1922 Shqipëroi:...