Sartre dhe intelektualët e padukshëm

Sartre dhe intelektualët e padukshëm

Nga Alda Bardhyli Vepra L’existentialisme est un humanisme e Jean-Paul Sartre është një nga tekstet më të qarta dhe më përfaqësuese të ekzistencializmit. Gjatë leximeve të letrave të Simone De Beauvoir, do të gjeja një shënim të gjatë mbi këtë tekst, i cili më bëri ta gjej për ta lexuar. E mbajtur fillimisht si ligjëratë në vitin 1945, në një Evropë të tronditur nga lufta dhe kriza morale, kjo vepër synonte të shpjegonte dhe mbronte një filozofi që shpesh ishte keqkuptuar si pesimiste apo nihiliste. Në të vërtetë, Sartre argumenton se ekzistencializmi është një formë e thellë humanizmi, sepse e vendos njeriun në qendër të përgjegjësisë për veten dhe për botën. Në thelb të këtij teksti qëndron ideja e famshme se “ekzistenca i paraprin thelbit”....