“Sarkofagu”, libri i ri i Fatbardhë Hasit
Shtëpia Botuese “Bard Books” ka sjellë për lexuesit librin më të ri të Fatbardhë Hasit me titullin “Sarkofagu”. Në këtë përmbledhje me tregime, Fatbardhë Hasi fton lexuesin në një udhëtim emocional përmes humnerave të shpirtit njerëzor, ku e djeshmja dhe e sotmja ndeshen me peshën e fateve tragjike dhe traditave të rënda. Libri është një mozaik rrëfimesh që prekin fijet më të holla të ekzistencës: nga dhimbja e nënës që humb fëmijën deri tek ironia e hidhur e intelektualizmit, nga tmerret e luftës që lënë gjurmë të pashlyeshme tek izolimi i njeriut modern përballë katastrofave natyrore.“‘Sarkofagu’ nuk është thjesht një libër me tregime, është një thirrje për reflektim mbi atë që mbetet kur gjithçka tjetër fashitet. Është një dëshmi se, pavarësisht dhimbjes dhe humbjeve, jeta...
Burimi:
kultplus.com