Sabina Darova: Gjilpëra mes flokëve
Nga Sabina Darova Pas një viti qëndrimi në një Qendër Pritjeje për Azilkërkues, Kerime vëren, në një cep të sallonit, mbi një tavolinë, copa pëlhurash shumëngjyrëshe, fije, vizore, gjilpëra dhe mjete të tjera të vogla të botës së rrobaqepësisë.Ajo i afrohet me hapa të lehtë, sikur të ketë frikë të prishë qetësinë, dhe i vështron me një shikim kureshtar që nuk e fsheh kënaqësinë e zbulimit.“Çfarë janë këto stofra?” pyet me zë të ulët.“Janë për të krijuar diçka që të pëlqen ty,” i përgjigjem. “Ky është këndi kreativ. Ke dëshirë të provosh?”Ajo ngre sytë drejt meje. Ka hezitim, por edhe dëshirë për të besuar. Përpara saj ndodhet modeli i një çante.Çantë?Buzëqesh. “Sa bukur!”Ngadalë merr stofëzat dhe i bashkon me kujdes. Zgjedh ngjyrat sikur po dëgjon...
Burimi:
kultplus.com