Sa një autobus, shkencëtarët zbulojnë një kandil deti gjigant pranë brigjeve të Argjentinës

Sa një autobus, shkencëtarët zbulojnë një kandil deti gjigant pranë brigjeve të Argjentinës

Një video mbresëlënëse është regjistruar nga një ekip studiuesish gjatë një ekspedite shkencore pranë brigjeve të Argjentinës, duke dokumentuar një nga krijesat më të rralla të thellësive oqeanike, kandilin gjigant fantazmë. Pamjet, të publikuara nga Instituti i Oqeanit Schmidt, tregojnë kandilin e detit Stygiomedusa gigantea në një thellësi prej rreth 253 metrash. Kjo specie e rrallë mund të arrijë përmasa të jashtëzakonshme, me trupin në formë zile që shkon deri në një metër në diametër dhe tentakula që mund të arrijnë një gjatësi deri në 10 metra, duke e bërë atë sa një autobus shkollor. Sipas shkencëtarëve në bordin e anijes kërkimore Falkor, ekspedita ka rezultuar me zbulimin e 28 specieve të reja, përfshirë krimba deti, iriqë deti, kërmij deti dhe anemona deti. Po ashtu,...