Rrezikonte zhdukjen, Tajlanda rikthen peshkaqenin leopard në det

Rrezikonte zhdukjen, Tajlanda rikthen peshkaqenin leopard në det

Një peshkaqen leopard pothuajse dyvjeçar është rikthyer në habitatin e tij natyror në ujërat blu pranë ishullit Maiton, rreth 9 kilometra në juglindje të Phuket-it në Tajlandë. I njohur për njollat karakteristike që i ngjajnë leopardit, peshkaqeni leopard dikur ishte i zakonshëm në ujërat tajlandeze. Sot, për shkak të peshkimit dhe dëmtimit të shkëmbinjve koralorë, nuk gjendet lehtë dhe specia është e listuar si e rrezikuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Rikthimi i tij në natyrë është pjesë e Projektit StAR Thailand, një iniciativë e drejtuar nga organizatat WildAid dhe Ocean Blue Tree, në bashkëpunim me autoritetet shtetërore. Para lëshimit në det, peshkaqenët kalojnë një proces të gjatë përgatitor. Fillimisht rriten për rreth një vit në akuarium, më pas transferohen në Qendrën Biologjike...