Rrëfim i Mevlan Shanajt: Isha ndihmësmjek dhe ndërrova profesion, kur je 20 vjeç aq mend ke
Regjisori i njohur, Mevlan Shanaj, i ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milori në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga nisja e karrierës së tij dhe se si devijoi nga mjekësia drejt shkollës për aktor. Ai theksoi se vendimin e mori në moshën 20-vjeçare teksa dha detaje se si arriti të fitonte rolin e parë në kinema kur ishte student. “Unë kam ardhur në art në moshën 20-vjeçare. Erdha në shkollë, në atë kohë quhesh shkolla për aktor Aleksandër Moisiu. Ishte katërvjeçare dhe ishte pranë Teatrit Popullor, Teatrit Kombëtar. Pra në moshën 20-vjeçare ndërrova destinacion. Kisha mbaruar shkollën mjekësore, katër vjet politeknikum mjekësor këtu në Tiranë. Isha ndihmës mjek, ndërrova destinacionin. Më tha mendja do bëhem artist, se u fol shumë në atë kohë për Aleksandër Moisiun. Kur je në atë moshë aq mend ke,...
Burimi:
kultplus.com