Rita Petro: “Poema e mungesës”, vargje që burojnë nga dhimbja…
“Poema e mungesës” është libri i Poetes Laureate, Rita Petro, e cila vjen në një rrëfim këtë herë në Pas Mesnatë, në ABC News. “Poezia ka shumë natë, sepse natën e ndjen vetminë shumë më tepër se ditën. Ndjeshmëritë nisin bëhen më të qarta. Kam patur një çlirim shumë të madh kur e kam shkruar poemën dhe m’u duk sikur kisha një detyrë të brendshme, sikur më nxiste dikush. Në fakt, janë 5 vite që e kam mbajtur këtë poemë, doja t’i ikja emocioneve të mëdha, të kaloja te diçka që vetmia është pjesë e natyrë së njeriut.” shprehet ajo. Poetja rrëfen edhe histori reale që kanë frymëzuar krijimtarinë e saj, si ajo e Latifit, i cili “gjeti dashurinë e vërtetë te një grua e...
Burimi:
kultplus.com