Rita Petro: Liria është një dhuratë që m’u dha ditën kur linda!
Çdo ditëlindje e festoj dhe nuk e kam pasur kurrë problem që të tregoj moshën. Flokët i lyej me të njëjtën ngjyrë timen. Rrudhat kam preferuar t’i zhduk veç me buzëqeshje. Me këtë kam luftuar frikën se mos një ditë të bukur humbisja fytyrën time. Nuk e kam lodhur shumë veten me vrap, me ushtrime fizike, hapa të numëruar, përveçse me një sport vere që e dua shumë, notin. Kjo nuk quhet sakrificë. Nuk kam mbajtur kurrë dietë, se jam një shijuese e tmerrshme ushqimi dhe e verës së mirë.Gjërat e ndaluara si puro, alkooli etj. 😉që janë të dëmshme për shëndetin, më shijojnë shumë. Kam provuar në jetë dashuri të madhe, nga ajo që ndodh në filma. Kam provuar dhe dashuri të forta, plot...
Burimi:
kultplus.com