Rijetëzimi dhe funksionimi i hapësirave kinematografike publike, një marrëveshje bashkëpunimi mes institucioneve
Nga Julia Vrapi Kinematë në vendin tonë nuk janë më si dikur. Prej vitesh rrjeti i kinemave në vendin tonë nuk funksionon si duhet, për të cilën herë pas here janë shprehur me shqetësime kineastët shqiptarë. Sipas tyre kjo ndikon dhe në promovimin e filmave shqiptarë, të cilët mundësinë për t’u shfaqur në një sallë kinemaje e kanë më shumë në Tiranë. Por rikthimi i kinemave në qytetet shqiptare dhe krijimi i një rrjeti kombëtar kinemash publike është qëllimi kryesor i marrëveshjes së nënshkruar këtë të mërkurë në Tiranë, në kuadër të Balkan Film Market. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe bashkitë Pogradec dhe Elbasan nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për rijetëzimin e sallave të kinemasë, duke e nxjerrë filmin shqiptar...