Riintepretimi shkencor i një procesi historik të Kosovës

Riintepretimi shkencor i një procesi historik të Kosovës

-Jusuf Buxhovi: “KOSOVA” VI, VII dhe VIII, boti “Jalifat Publishing” Houston dhe “Faik Konica”, Prishtinë, 2018.Nga Ramadan MusliuProjekti kapital, “Kosova”, përkatësisht historia e Kosovës, u plotësua edhe me vëllime VI,VII dhe VIII, duke e rrumbullakuar dhe përfunduar një histori të shtetësisë, por edhe etnisë. Pesë librat e mëhershëm trajtuan në kontinuitet çështjen shqiptare të Kosovës që nga antikiteti, duke kaluar nëpër mesjetë, periudhën e sundimit osman, pavarësinë dhe periudhën e pasluftës së Dytë Botërore, ku u bë një sintezë të dijeve, duke hapur edhe perspektiva të reja të interpretimit të faktografisë të historike së këtij vendi, por edhe të plotësimit të kësaj faktografie.Tre vëllimet e reja, Libri i VI, Kosova 1999-2001 (Lugina e Preshevës, Maqedonia); Libri i VII – Kosova 2002-2008 dhe VIII – Dokumente,...