Ribotohet libri i Halil Matoshit “Udhëtim nëpër zhgjëndërr të keqe”

Ribotohet libri i Halil Matoshit “Udhëtim nëpër zhgjëndërr të keqe”

Shtëpia Botuese Littera ka ribotuar librin e Halil Matoshit “Udhëtim nëpër zhgjëndërr të keqe – Një kallëzim krejt personal për luftën, burgun dhe lirinë” Në formën e një rrëfimi personal, libri shpalos përjetimet e autorit gjatë luftës, arrestimin dhe mbajtjen e tij në burgjet serbe. Matoshi ndërton një tekst që ndërthur dëshminë historike, meditimin etik-filozofik dhe shkrimin letrar. Botimi i ri vjen i rishikuar dhe i përpunuar nga autori, si një rikthim i kujtesës dhe një përpjekje për ta rivendosur këtë tekst në horizontin e leximit bashkëkohor, në një kohë kur dëshmitë për luftën dhe lirinë mbeten pjesë e pandashme e reflektimit kulturor dhe historik për Kosovën. Shënim i autorit: Duke qenë se botimi i këtij libri para çerek shekulli, nga “Zëri” (2000) nuk gjendet...