Rexhep Qosja: Goja e mediokritetit është gjithnjë e plotë për shkak se mendja e tij është e zbrazët
Fjala mediokritet vjen prej fjalës latine mediocritas, me të cilën Plauti, Ciceroni, Lukreci, Vergjili, Seneka, Taciti, Juvenali, Ovidi, Marciali dhe shkrimtarët, oratorët dhe filosofët e tjerë të Romës i kishin pagëzuar njerëzit me aftësi, mundësi, prirje, të bëra dhe, sigurisht, vlera mesatare. Me të ata i etiketonin të gjithë bashkëvendësit e vet që s’kishin prirje të radhiteshin në krye të rreshtit, por as nuk pajtoheshin të gjendeshin diku në fundin e tij; romakët e mëdhenj i kishin pagëzuar me këtë shprehje, pra, individët mesatarë, që e ndjenin veten të sigurtë ndërmjet të parëve dhe të fundmëve, duke ju shmangur ashtu peripetive, nëpër të cilat mund të kalojnë të parët dhe nënqeshjeve, të cilave mund t’ju nënshtrohen të fundit. Nga Rexhep QosjaTë gjitha shprehjet dhe termat,...
Burimi:
kultplus.com