“Rendi i Ri”, shfaqja me regji të Kiço Londos ngjitet në skenën e Teatrit Bylis
“Rendi i Ri”, me regji të Kiço Londos, u shfaq në Teatrin Bylis në Fier, duke sjellë për publikun një vepër të fortë me tematikë sociale dhe politike. Publiku ndoqi me interes interpretimin dinamik të katër aktorëve të rinj, në një skenografi të thjeshtë, ku në qendër vendoseshin personazhet dhe dilemat e tyre, përpëlitjet morale dhe kërkimi i një zgjidhjeje të shpejtë në një realitet të vështirë. E bazuar në tekstin e dramaturgut spanjoll Sergi Pompermayer, vepra trajton një shoqëri që endet mes dritës dhe errësirës, duke u përballur me plagët e një demokracie të brishtë dhe pasojat e krizës financiare. Shfaqja vjen për publikun nën interpretimin e aktorëve Era Çaushi, Xhoana Karaj, Aleksandër Kondi dhe Igli Fusha, duke ndërtuar një tension dramatik që mbetet...
Burimi:
top-channel.tv