Rekomandime leximi nga Afrim Demiri
Në rubrikën Rekomandime leximi, mysafir i ObserverKult është shkrimtari, Afrim Demiri. Ja cilat janë librat që Demiri u sugjeron të pasionuarve pas leximit. Tri nxitjet e mia për leximin e veprave Nga Afrim Demiri T’i kërkohet një shkrimtari të flet për leximin apo të zgjedh ai librat që t’i nxitë të tjerët për t’i lexuar ato, mbase më parë do të duhej të shtrohej pyetja themelore; a është shkrimtari lexues i rëndomtë si çdo lexues tjetër. Apo kur një shkrimtar e humbë spontanitetin e të qenurit lexues i lirë? Struktura e tij e krijimit a mund të shfaqet si një pengesë e përjetimit të vërtetë të librit?! A mos kjo strukturë e tij krijuese është si një lloj mekanizmi qoftë në formë të një zdrukthi apo një...
Burimi:
kultplus.com