Redaksia qendrore miraton fjalësin përfundimtar të “Enciklopedisë shqiptare”

Redaksia qendrore miraton fjalësin përfundimtar të “Enciklopedisë shqiptare”

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë është miratuar fjalësi përfundimtar i projektit “Enciklopedia shqiptare”. Me këtë miratim u përmbyll procesi i hartimit të fjalësit të “Enciklopedisë shqiptare”, për të kaluar në fazën e përcaktimit të madhësisë së artikujve e të autoreve deri në fund të marsit e pas kësaj fillon shkrimi i artikujve. Gjatë kësaj kohe, do të evidentohen dublimet në fjalës dhe do të sistemohet alfabetikisht e tërë lënda. Miratimi u bë në mbledhjen e përbashkët, në Tiranë, mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK). Kryetarët e akademive, Skënder Gjinushi dhe Mehmet Kraja, falënderuan redaktoret e redaksive Tiranë-Prishtinë për bashkëpunimin, përgatitjen e takimit, dhe përgatitjen e materialeve përcjellëse. Në takim ishin të pranishëm akad. Shaban Sinani,...