Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Rasti i çuditshëm i Benjamin Button dhe apeli i tij ndaj njerëzve
I frymëzuar nga romani i Francis Scott Fitzgerald i vitit 1922, filmi me regji të David Fincher u nominua për 13 çmime Oscar në vitin 2009. Një orë me akrepa që lëvizin në drejtimin e kundërt, lidhet me magjinë e një fëmije që lind i moshuar, dhe që ditë pas dite bëhet më i ri. Në fakt, protagonisti i vërtetë i filmit është koha, e zbritur nga natyra konvencionale që i ka atribuar njeriu. Është një kohë që ecën me shpejtësi, dhe që na nxit të reflektojmë mbi kuptimin e një ekzistence, e cila nuk karakterizohet më nga perspektiva e plakjes, por nga ndjenja, nga aftësia jonë për të pajtuar fëmijën dhe të rriturin që jetojnë brenda secilit prej nesh. Një kohë që mund të ri–shpiket, dhe pas së cilës nuk mund të fshihemi, sepse siç e thotë edhe vetë Benjamin Button në monologun e famshëm mbi jetën “nuk është...