Ramiz Kovaçi, njeriu dhe artisti i madh që i dha zë, dinjitet dhe madhështi artit lirik shqiptar

Ramiz Kovaçi, njeriu dhe artisti i madh që i dha zë, dinjitet dhe madhështi artit lirik shqiptar

Në përvjetorin e lindjes së tij, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor i Shqipërisë kujtoi me nderim të veçantë “Nderin e Kombit”, baritonin e shquar Ramiz Kovaçi, një nga figurat më të mëdha të artit dhe kulturës shqiptare. I diplomuar me Medalje të Artë në Konservatorin e Sofjes dhe i specializuar në Akademinë “Santa Cecilia” në Romë, Kovaçi u shqua si një ndër emrat më të rëndësishëm të skenës lirike shqiptare, duke ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme si solist i parë i Teatrit të Operës dhe Baletit. Me një nivel të lartë interpretimi, ai solli në skenë një galeri të pasur rolesh nga repertori shqiptar dhe ai botëror. Kovaçi interpretoi në vepra të kompozitorëve të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë, si Prenkë Jakova, Tish...