Ramë Lahaj këndoi shqip në Shën Petersburg të Rusisë, promovoi kulturën dhe këngën shqipe atje
Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka shënuar së fundmi një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e tij artistike, duke u ngjitur në skenë në Federatën Ruse. Kjo paraqitje nuk u konsiderua vetëm si një performancë muzikore e nivelit të lartë, por edhe si një akt domethënës i promovimit të kulturës dhe identitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch. Pas performancës, Lahaj ka ndarë një deklaratë emocionale, ku ka theksuar se promovimi i vlerave kulturore shqiptare ka qenë gjithmonë pjesë thelbësore e misionit të tij profesional. Ai ka bërë të ditur se përmes muzikës dhe zërit të tij, kënga dhe fjala shqipe kanë udhëtuar në disa kontinente, duke qenë të pranishme në teatrot dhe orkestrat më prestigjioze të botës. “Një pjesë e përmbushjes...
Burimi:
kultplus.com