Rabije Bytyqi: Cicërimat e vetmuara
Në gjumë, në ëndrra,pikturoj imazhin tëndSi stinët e kohësfluturove largPër t‘i arritur majatPena e dëshiravePër të imagjinuar, muzën e artëNë shpirt të veniturPër ta kërkuar diellin, njëjtë sikurse unëVargëzove metafora, për shpirt e zemërNë ajrin e freskët qielli i qetëMe shkronja të arta, thure emrin tim,Ndihet aromë vjeshte, cicërimë e vetmuar,Kujtimet arkivohen, gjërat flasin,I rrethuar n’horizont e kupton jetën,Për t’i prekur ndjenjat e mia, imazhet lëvizin.Me një përzierje homogjene,Ta bashkojmë, mendjen e zemrën,Të zgjohemi nga ëndrrat,Në çast vargu merr kuptim,Dehje,Si në qiellin e tretë… ObserverKult Lexo edhe: Umberto Eco: Ma hiq qafe atë celuar…
Burimi:
kultplus.com