Qoka si zhanër letrar: Një histori “suksesi” pa lexues !
Pse në Shqipëri mbizotëron sistemi i qokave në letërsi? Pyetja duket letrare, por në thelb është politike, kulturore dhe morale njëkohësisht. Qoka nuk është thjesht një ves personal, por një mekanizëm shoqëror i trashëguar, i përshtatur dhe i institucionalizuar me kohën. Ajo lind aty ku mungon besimi te rregulli dhe vlera, dhe mbijeton aty ku vlerësimi zëvendësohet nga njohja personale. Sistemi i qokave në letërsinë shqiptare nuk është një devijim i rastësishëm, por një trashëgimi e thellë historike. Ai e ka zanafillën në mekanizmat perandorakë të Perandorisë Osmane, ku afërsia me pushtetin vlente më shumë se merita, u konsolidua gjatë komunizmit përmes besnikërisë ideologjike dhe mbijetesës kulturore dhe sot vazhdon pothuaj i paprekur në letërsinë e tranzicionit. Në diskurs, letërsia shqiptare shpall synimin për Perëndimin:...
Burimi:
kultplus.com