Publikohet klipi zyrtar i “Nan”, kënga e Alis që përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2026” (Video)
Është publikuar videoklipi zyrtar i këngës “Nan”, me të cilën këngëtari shqiptar Alis do të përfaqësojë Shqipëria në edicionin e 70-të të Eurovision Song Contest. Videoklipi është publikuar në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube dhe shoqërohet me titra në gjuhën angleze, me qëllim që mesazhi i këngës të kuptohet më lehtë nga publiku ndërkombëtar. Kënga “Nan” interpretohet në gjuhën shqipe dhe vjen si një kombinim i fuqisë vokale me emocionin e pastër artistik të Alis. Artisti shqiptar pritet të performojë këtë këngë në natën e dytë gjysmëfinale të festivalit, më 14 maj 2026, në Vjenë të Austri. Ky projekt muzikor u shpall fitues i Festivali i Këngës në RTSH, në edicionin e tij të 64-të në vitin 2025, duke u veçuar për interpretimin unik dhe mesazhin...
Burimi:
kultplus.com