“Pse regjimi komunist dënoi mizorisht Musine Kokalarin, çfarë zbulon letra e vëllait të saj”

“Pse regjimi komunist dënoi mizorisht Musine Kokalarin, çfarë zbulon letra e vëllait të saj”

…”Unë s’jam fajtore” kjo klithmë e Musine Kokalarit dëgjohet edhe sot. Përse regjimi komunist e dënoi aq mizorisht? Së pari, sepse rridhte e përfaqësonte një familje të madhe atdhetare e intelektuale të Gjirokastrës. Vajzë e vetme e juristit të njohur Reshat Kokalari, motër e vëllezërve Muntaz, Vesim dhe Hamit Kokalari, veprimtarë të shquar të kulturës shqiptare, themelues të librarisë “Venus” dhe të shtëpisë botuese “Mesagjeritë shqiptare”, që botonte dhe përhapte vepra të vyera nga literatura botërore e shqipe, mes tyre edhe “Kosova-djepi i Shqiptarizmit”, të Hamit Kokalarit, librat e Musinesë etj. Kryetari i komunistëve Enver Hoxha, i cili e kishte kushërirë të dytë Musinenë, nuk e kurseu jo vetëm atë, por tërë fisin e Kokalarëve. Më 12 nëntor 1944 terrori i kuq me urdhër të...