Pse konsiderohej një ndër enciklopedistët më të mëdhenj të kohës Sami Frashëri?
Nga Gazmend Shpuza Sami Frashëri e tha fjalën e vet me mjeshtri, me kompetencë, jo vetëm në fushën e mendimit politik shoqëror, në fushën e filologjisë shqipe dhe turke por edhe në atë të botimeve enciklopedike. “Kamus-ul alam-i” apo fjalori universal i historisë dhe i gjeografisë i Sami Frashërit në gjashtë vëllime, çka vlen të theksohet, arrin në gati 5000 faqe të formatit të madh me rreshta të dendura, të shkruara me alfabetin arab, në të cilin, për më tepër, mungojnë, siç dihet, edhe shumë zanore. Për hartimin, plotësimin e korrektimin e veprës është dashur shumë mund dhe djersë për 16 vjet me radhë. Shumë nisma të tilla të ndërmarra në Turqi apo në vende të tjera kishin mbetur përgjysmë apo kishin dështuar që në...
Burimi:
kultplus.com