Pse Fjodor Dostojevski është “kaq i veçantë”?
Fjodor Dostojevski Një filozof i shkëlqyer. Një besimtar i vërtetë. Një eksplorues i guximshëm i skutave më të errëta të mendjes njerëzore. Njeriu që konceptoi ekuacionin letrar më të famshëm në botë – “Krim dhe ndëshkim”. Mbi njëqind e dyzet vjet pas vdekjes, Fjodor Dostojevski vijon të jetë, jo vetëm burim krenarie kombëtare në Rusi, por edhe një magnet për bibliofilët anekënd botës. “Dostojevski është kalorësi i shkretëtirës me shigjeta të përthyera. Ku godet shigjeta e tij, pikon gjak. Dostojevski jeton brenda nesh. Muzika e tij, nuk do të vdesë kurrë”, – shkruan Vasili Rozanov, një nga filozofët rusë të shekullit të 20-të, në vitin 1912. Psikolog Dostojevski (1821-1881) e eksploroi psikikën njerëzore me themel, tamam si Kristofor Kolombi eksploroi Amerikën. Konsiderohet shkrimtari i parë që...
Burimi:
kultplus.com