Projektet e Kulturës në 2026, nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti, zbardhet plani i qeverisë për investimet
Restaurime, rijetëzime dhe projekte që nisin nga zero! Viti 2026 do të jetë i ngjeshur për kulturën. Dy janë projektet madhore, që qeveria parashikon t’i çojë përpara, Amfiteatri i Durrësit dhe Parku Kombëtar i Butrintit. Projekti për rijetëzimin e Amfiteatrit, një vepër e periudhës romake, sipas ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhe, do të nisë së shpejti dhe do të prekë disa objekte. Edhe në Butrint, një nga vendbanimet më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri dhe pjesë e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s, pritet të nisë së shpejti investimi dhe, për qeverinë shqiptare, do të jetë një histori suksesi. Rijetëzim apo ruajtje siç ka qenë? Ministria e Kulturës ka një plan dhe për Burgun e Spaçit pas polemikave me ish të burgosurit politikë. Përgjatë këtij viti, ministria...
Burimi:
top-channel.tv