Problemet e Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe/ Korrigjohen disa fjalë pas diskutimeve në opinionin publik, nevoja për konsultim me ekspertët e fushave

Problemet e Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe/ Korrigjohen disa fjalë pas diskutimeve në opinionin publik, nevoja për konsultim me ekspertët e fushave

Teksa kanë kaluar pak ditë nga publikimi online, Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe është bërë pjesë e diskutimeve dhe debateve në opinionin publik. Mes 125 mijë njësive leksikografike që gjenden te fjalori.online, lexuesit kanë shprehur kundërshtime për kuptimet që u janë dhënë disa prej fjalëve. Për studiuesin e historisë politike, Afrim Krasniqi, terminologjia që lidhet me politikën ka nevojë për rishikim. Ai citoi kuptimin e dhënë fjalës parti, si një organizatë politike e një klase a shtrese shoqërore, që ka programin e statutin e vetë dhe që lufton për të mbrojtur interesat e klasës a të shtresës shoqërore, në kundërshtim me shpjegimin juridik dhënë për partitë politike. “Duket një shpjegim që i përket një kohe tjetër, një sistemi tjetër politik e shoqëror”, u shpreh...