Posta e Kosovës nderon artistin Agim Salihu me emision pullash postare

Posta e Kosovës nderon artistin Agim Salihu me emision pullash postare

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë, ka lëshuar sot në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare me titull “Arti figurativ – Agim Salihu – veprat”, duke nderuar krijimtarinë e artistit të mirënjohur kosovar. Në kuadër të këtij emisioni filatelik, nga thesari i pasur i krijimtarisë së Agim Salihut prezantohen veprat e grafistit të njohur, të cilat reflektojnë stilin e tij të veçantë artistik. Motivet e katër pullave postare bartin imazhe të veprave të autorit, të frymëzuara kryesisht nga përjetimet dhe udhëtimet në mjedise të ndryshme të përditshme. Sipas njoftimit të Postës së Kosovës, veprat e Salihut paraqesin një kombinim të elementeve reale dhe abstrakte, duke ndërthurur të përditshmen me kujtesën vizuale të hapësirave dhe objekteve të së kaluarës. Trajtimi grafik i tyre karakterizohet nga...