Poezia e Camajt shket mes akullit dhe zjarrit duke kërkuar që të rrokim dashurinë, trishtimin…

Poezia e Camajt shket mes akullit dhe zjarrit duke kërkuar që të rrokim dashurinë, trishtimin…

Martin Camaj Nga Agim Baçi (Shënime për përmbledhjen “Vepra poetike” e Martin Camajt)Poezia e Martin Camajt shket mes akullit dhe zjarrit duke kërkuar që të rrokim dashurinë, dridhjen, trishtimin dhe këngën njëkohësisht. Eshtë zë prej kohës që kurrë s’ndalet e që e merr njeriun përdore duke e shëtitur në viset e admirueshëm të së bukurës dhe mallit.E gjithë poezia e tij është një udhëtim drejt njeriut dhe vendlindjes. Të gjitha stacionet e tjera të përkohësisë janë thjesht për të mbushur atë tren të duhur, që bart shumëçka për të patur së fundmi një grafikë të gjithë shfaqjes së tij letrare, ku ezkistojnë gjithë ngjyrat e duhura për ta pikturuar fytyrën e njeriut që dëshirojmë të njohim.Nuk mundesh ta kuptosh Camajn përmes krahasimit, edhe pse thuajse...