“Poeti Laureat”, Qendra Kombëtare e Librit shpall poeten Rita Petro

“Poeti Laureat”, Qendra Kombëtare e Librit shpall poeten Rita Petro

Rita Petro u shpall “Poeti Laureat” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Në edicionin e tretë të këtij çmimi që synon ta kthejë në traditë, juria e kryesuar nga Primo Shllaku përzgjodhi Petron për këtë titull që i jepet një shkrimtari me kontribut të spikatur në fushën e poezisë për një mandate dy vjeçar. Primo Shllaku, kryetari i jurisë për “Poetin Laureat”, u shpreh “Rita Petro e filloi veprimtarinë e saj krijuese pas ndryshimit të sistemeve dhe që atëherë, ajo ka qenë aktive, prodhimtare, madje dhe befasuese me krijimet e saj. Rita Petro hyri në letërsi me krijime provokuese, si pjesë e atij brezi që kërkonte ndjeshmëri”. Këtë vit, si kriter i shtuar kërkohej që laureati ta ushtrojë veprimtarinë artistike në vendin tonë, me...