“Poeti i filmit” përkujtohet në 90-vjetorin e lindjes, Roza Anagnosti tregon amanetin e bashkëshortit: Dhimitër, të kam në zemër përjetësisht!

“Poeti i filmit” përkujtohet në 90-vjetorin e lindjes, Roza Anagnosti tregon amanetin e bashkëshortit: Dhimitër, të kam në zemër përjetësisht!

Babai i kinematografisë shqiptare, ‘Poeti i filmit”, “Nderi i Kombit”, Dhimitër Anagnosti u përkujtua në 90-vjetorin e lindjes me një koncert në Universitetin e Arteve, nën kujdesjen e Roza Anagnostit, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. “Krijimtaria e Dhimitër Anagnostit ka qenë një rrugëtim i dhimbshëm, por i bukur. Gjatë karrierës të tij pati suksese dhe mori kënaqësi të paparë nga publiku. Ka qenë një privilegj për mua që kam rrugëtuar me të 61 vite. Dhimitër… të kam në mendje dhe në zemër përjetësisht“, u shpreh aktorja Roza Anagnosti. Nën tingujt e melodive nga filmat që mbajnë vulën e tij në skenë u ngjitën kolegë të regjisorit, për të interpretuar disa nga poezitë që ai shkroi në pjesën e fundit të jetës,...