Po sikur… të kishit lindur në vitin 1900?!

Po sikur… të kishit lindur në vitin 1900?!

Përfytyroni pak, sikur të kishit lindur në vitin 1900! Kur keni mbushur 14 vjeç, fillon Lufta e Parë Botërore. Ajo mbaron, kur ju të jeni 18 vjeç, me 22 milionë të vdekur. Shumë shpejt pas kësaj, një pandemi botërore, një grip i quajtur “spanjoll”, vret 50 milionë njerëz. Ju mbijetoni, por jeni i lodhur, i uritur dhe i varfër. Ndërkohë, jeni 20 vjeç. Atëherë, kur mbushni 29, ju i mbijetoni krizës botërore ekonomike që filloi me rënien e Bursës së Nju Jorkut, duke shkaktuar inflacion, papunësi dhe uri. Kur ju mbushni 33 vjeç, nazistët vijnë në pushtet. Ju jeni 39 vjeç, kur fillon Lufta e Dytë Botërore, që mbaron kur ju të jeni 45. Gjatë Holokaustit (Shoáh) vdesin 6 milionë hebrenj. Ndërkohë, mbi 60 milion...