Petrit Ruka: Grua e Jugut

Petrit Ruka: Grua e Jugut

Qenkeshim dashur tërë jetën dhe nuk e paskemi ditur,Grua e Jugut,deri ditën kur u ulën në një kafedhe pimë gllënjkë pas gllënjke njëri – tjetrinderi në fundme etjen e deveve shtatzana… Të prita në këmbësiç pritet një Zonjë e Madhedhe m’u duk sikur isha aty i ngulurqë nga dita e fundit e maturës,me vjershën e parë të dashurisë në xhep. Kisha marrë nëpër stacionet e humburatë gjitha pritjet e grave të jetës sime,me një biletë të pagrisur në dorë,sa nuk dija si ta mbaja atë mushkën e padurimit,me thundrat tek zemra ime. Kur u ulëm, mulliri që bluan kafen,filloi të rrotullohej vetëvetiu,Vrapoi kamarieri që u skuq prej turpit ta fikte,po nuk mund të fikej.Lëre, duhet t’i thoshja, lere,nuk pushon pa bluar shtatë mijë kafet e...