Pesë makinat më të shitura të të gjitha kohërave

Pesë makinat më të shitura të të gjitha kohërave

Midis pesë makinave më të shitura janë dy makina japoneze, dy gjermane dhe një makinë amerikane. Honda Civic E pesta në listë është Honda Civic, e cila ka fituar me sukses klientë në të gjithë botën që nga viti 1972. Civic njihet si një makinë ekonomike, e besueshme dhe në të njëjtën kohë e këndshme për t’u drejtuar, dhe ofrohet në shumë versione, nga variantet bazë të qytetit deri te modelet sportive Type R. Me shitje prej më shumë se 24 milionë kopjesh, ajo renditet ndër klasikët e padiskutueshëm të industrisë së automobilave, shkruan Avto Magazin . Volkswagen Beetle Volkswagen Beetle është gjithashtu një ikonë. Që nga fillimi i prodhimit në vitin 1938 deri në fund të vitit 2003, u prodhuan 21.5 milionë kopje. Për shkak të teknologjisë së...