“Personalitet madhor historik i kulturës shqiptare”, Rexhep Qosja në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit: Kadare sot s’ka nevojë për lavde, ai ka nevojë për lexim dhe kuptim
Akademiku Rexhep Qosja nuk mundi të ishte i pranishëm në ceremoninë e sotme për 90 vjetorin e Ismail Kadaresë, të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme, por ka dërguar një letër ku vlerëson gjeniun e letrave shqipe. Qosja e quan Kadarenë, personalitet madhor të kulturës shqiptare, teksa thotë se shkrimtari sot nuk ka nevojë për lavde të rastit, por të lexohet dhe rilexohet. LETRA Sot, më 28 janar 2026, po shënohet 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare. Kjo datë është ditëlindja e një krijuesi të jashtëzakonshëm, por edhe ditë kujtese, sepse Ismail Kadare nuk është më fizikisht mes nesh. Ai u nda nga jeta në vitin 2024, duke lënë pas një vepër që ka tejkaluar kohën e vet dhe kufijtë e gjuhës...
Burimi:
top-channel.tv