Përrallë dimri, trëndafilat ‘lulëzojnë’ në akull

Përrallë dimri, trëndafilat ‘lulëzojnë’ në akull

Një instalacion me trëndafila të ngrirë në Parkun Yunlang të Dëborës dhe Akullit në Changchun të Kinës, është kthyer në një pikë tërheqëse për vizitorët duke e bërë më romantik një udhëtim dimri. Në instalacion ndodhen trëndafila të kuq në blloqe akulli. Gjatë dimrit, akulli bëhet më transparent dhe i kristaltë me rënien e temperaturave. Disa prej blloqeve kanë edhe trëndafila në ngjyrë blu e vjollcë. Gjithashtu gjendet edhe një mur akulli prej nga ‘lulëzojnë’ trëndafilat.