“Përqafim jetësor”, poezi nga Arjola Kondakçiu
(Kushtuar femrave, që burimin e forcës e marrin nga fëmijët) Atë natë të errët me rrufe që çanin qiellinai e ndjeu që ishte i brishtë,dhe me frikën fëminore e përqafoi.Si zogth u struk thellë në krahët e saj,dhe… plot siguri e pa në sy.Në ata sy burues frymëzimi pinte ëndrrat,se ajo për tingullin e lotit dinte gjithçka;dhe për ngrohjen grimcuese të zemrësmund të bënte çdo gjë! Atë natë të errët me rrufe që çanin qiellinai nuk e dinte që ajo,heroina e tij, edhe pse e rriturkishte humbur rrugën brenda vetes,dhe ishte aq “e frikësuar”sa e përqafonte më fort… E duke fshehur dridhjen e zëritnën zhurmën e tmerrshme të rrufeve,si burrneshë i thoshte:“Jam këtu! Mos ki frikë! Do të të mbroj unë!”Atë natë të errët me...
Burimi:
kultplus.com