Përplasje në familjen Jackson pas shfaqjes së filmit për Michael Jackson!
Një shfaqje private e filmit biografik për Michael Jackson në Los Angeles, që pritej të ishte një moment festiv për familjen e artistit legjendar, u kthye në një përplasje të fortë mes anëtarëve të familjes. Më shumë se 60 pjesëtarë të familjes Jackson u mblodhën për të parë filmin Michael, i cili pritet të dalë në kinematë e gjithë botës më 24 prill. Në film rolin e Michael Jackson e interpreton nipi i tij, Jaafar Jackson, djali i Jermaine Jackson. Fillimisht atmosfera në sallë ishte entuziaste. Sipas burimeve, familjarët duartrokitën dhe reaguan me emocione teksa filmi rikrijonte momentet kryesore të karrierës së Michael Jackson, nga fëmijëria e tij në Gary të Indianës deri te shndërrimi në një nga artistët më të famshëm në botë. Por...
Burimi:
kultplus.com