Përkujtohet Ismail Qemali, homazhe të ndara nga PS-ja dhe PD-ja

Përkujtohet Ismail Qemali, homazhe të ndara nga PS-ja dhe PD-ja

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së plakut të urtë të pavarësisë, Ismail Qemalit, homazhet u bënë të ndara nga partitë politike. Në orën 10:00 PS dhe në orën 11:00 PD-ja. Në varrin monumental të Ismail Qemalit, në orën 10:00 të mëngjesit, Partia Socialiste ka kryer homazhe. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, deputeti Ardit Bido, prefektja e qarkut Evis Allushi, si dhe kryetarja e bashkisë Bruna Mersini kanë vendosur kurora me lule për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij. Në fjalën e tyre, përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe të pushtetit kanë nderuar veprën dhe kontributin e shtetformuesit të parë shqiptar. Për ta, vepra e Ismail Qemalit kujtohet dhe nderohet ndër breza. Përkujtimi i figurës së Ismail Qemalit është një detyrë dhe përgjegjësi...