Përkujtimi i 323-vjetorit të Kuvendit të Arbërit në Merqi të Lezhës
Në Lezhë është përkujtua 323-vjetori i Kuvendit të Arbërit, një ngjarje historike e rëndësishme për kombin shqiptar, pas Besëlidhjes së Skëndërbeut. Në nderim të kësaj dateje, në kishën mesjetare të fshatit Merqi, ku u mbajt Kuvendi në vitin 1703, Bashkia Lezhë organizoi një veprimtari përkujtimore, e cila u ndoq nga historianë, autoritete lokale, përfaqësues të klerit katolik dhe banorë të zonës. Në këtë ngjarje, Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Otavio Vitale, u shpreh se pa Kuvendin e Arbërit, historia e kishës në Shqipëri nuk do të kishte qenë e njëjtë. Kuvendi Kishtar i Arbërit, i mbajtur më 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës, ishte një ngjarje e rëndësishme për forcimin e identitetit kombëtar shqiptar. Ky kuvend mori...
Burimi:
syri.net