“Për të qenë e sinqertë…”, tregim nga Esmeralda Shpata
Nga Esmeralda Shpata Kur isha e vogël fshihesha, humbisja për orë të tëra, aq sa ngrija lagjen në këmbë. Gratë dhe fëmijët e tyre kishin një mënyrë të çuditshme të kërkuari. Unë ia dalloja hapat çdokujt që i afrohej vendit tim të fshehtë. Kur afroheshin te skuta ime, kafshoja dorën derisa ia ndieja shijen gjakut të ngrohtë, por dhimbje nuk ndieja. Përfshihesha në fshehjen time, nuk e dija nga vinte ajo sajesë e bukur, as idenë që më shpinte tek ajo, nuk e dija.Kur dilja nga vendi im sekret, haja nja dy të mira nga ime më dhe, më pas, përfundoja në krahët e saj.Si pa vënë re, iu bëra shumë besnike skutës sime të fshehtë. E lija jashtë pështjellimin dhe më mbërthente një lehtësim...
Burimi:
kultplus.com