Pentagrami, misteret e simbolit të pranishëm pothuajse në çdo fe dhe kulturë

Pentagrami, misteret e simbolit të pranishëm pothuajse në çdo fe dhe kulturë

Pentagrami, ose ylli me pesë cepa, si me qëndrim drejt, si i përmbysur, është padyshim një prej simboleve më të njohur. I përdorur që në kohë të largëta, ai është i pranishëm në shumë kultura. Është një simbol i pranishëm pothuajse në çdo fe dhe kulturë, si dhe në çdo epokë, dhe në mënyrë të pashpjegueshme duket të jetë i pranishëm në qytetërime shumë të largët mes tyre, në hapësirë dhe kohë. Janë gjetur prezantime grafike në tabletat e lashta të Mesopotamisë në Babiloni, në Egjipt, në Greqinë e lashtë dhe në Romën e lashtë, në Indi dhe mes fiseve të Amerikës si dhe në traditën hebraike, të krishterë, në kulturën taoiste dhe budiste. Pentagrami paraqitet grafikisht nga një yll me pesë cepa dhe shumë...