Pelegrinazhi në Kishën e Laçit/ Nisi sot dhe zgjat deri më 13 qershor, besimtarët luten për përfundimin e luftërave

Pelegrinazhi në Kishën e Laçit/ Nisi sot dhe zgjat deri më 13 qershor, besimtarët luten për përfundimin e luftërave

Fillimi i 13 të martave ka mbledhur besimtarë të shumtë, të cilët janë bërë bashkë për të ndarë histori, përjetime dhe besimin e tyre në këto ditë të shënuara. Në një atmosferë përkushtimi dhe reflektimi, qytetarë të moshave të ndryshme kanë treguar rrëfime personale, duke e kthyer këtë traditë në një moment të veçantë bashkimi shpirtëror. Frat Landi Jaku shprehet se këtë vit është rritur numri i fëmijëve që nuk flasin dhe shumë prindër i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë me lutje. Në prag të Pashkëve, ai theksoi rëndësinë e pajtimit dhe përgatitjes për festimin e ditës më të rëndësishme të kalendarit katolik. Të mbledhur në një atmosferë të qetë dhe plot besim, qytetarë të moshave të ndryshme kanë ndarë histori dhe përjetime personale,...