Pedagogët e Arteve në alarm/ Titujt nuk njihen, pedagogët paralajmërojnë bojkot mësimi nëse s’marrin zgjidhje

Pedagogët e Arteve në alarm/ Titujt nuk njihen, pedagogët paralajmërojnë bojkot mësimi nëse s’marrin zgjidhje

Në 2021, Universiteti i Arteve fitoi një status të veçantë si institucion i arsimit të lartë me profil artistik, me vendim të Këshillit të Ministrave. Pas kësaj, në 2024, Senati Akademik i Universitetit të Arteve miratoi vendimet për promovimin akademik të stafit, duke i dhënë një pjese të pedagogëve tituj të rinj akademikë, përfshirë titullin “Profesor i Asociuar në Arte”. Por, sipas tyre, këto vendime nuk janë zbatuar as në aspektin financiar, as në atë administrative. Josif Gjipali, tenor, pedagog në Universitetin e Arteve thotë se “Përfaqësia e Asamblesë së stafit akademik të Universitetit të Arteve shpreh shqetësimin e thellë lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të senatit akademik, që pavarësisht vendimit, nuk ka gjetur zbatim të plotë institucional”. Moszbatimi i vendimeve të një...