“Pavarësia”, poezi nga Ndue Ukaj

“Pavarësia”, poezi nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Pavarësia është nata e gjatë e dhembjevedhe dita e gjatë e dëshirave;është zëri i atyre që jeta i ka rrëzu’dhe zëri i atyre që zgjohen me dëshira për t’u lartësu’,një zë që bëhet orkestër dhe i mbledhnjë nga njëdëshirat,dhembjet dhe i strehonnë këngën e madhe të dashurisë njerëzore.Pavarësia është shkollë,po, shkollë e gjatë e jetës.Nuk mësohet në një ditë,nuk është deklaratë politikedhe më së paku një deklaratë shtypi.Ajo mësohet përditë,mëngjeseve blu dhe netëve të errëta.Pavarësia nuk është një akt, një gjendje, një fjalë.Është një udhë e gjatë nëpër trajektoret e jetës.Kur ke kryq mbi shpinë, gjithmonë pranë tejendodhet një Veronikë dhe t’i fshin djersët,një tjetër të ndihmon të bartësh kryqin e të ecësh.Pavarësia është shkolla e bukur e dashurisëdhe shkolla e dashurisë nuk...